Historia e trishtë e Laertit që ndërroi jetë në duart e policisë
E morën 2 vjeç nga jetimorja
Artur Isai dhe bashkëshortja e tij kanë treguar për “Top Channel”, se ata e kishin marrë Learin nga jetimorja, kur ai ishte vetëm 2 vjeç dhe e rritën si djalin e tyre.
Gjatë një interviste telefonike, babai më herët tregoi se ata ende nuk e dinë shkakun e vdekjes, por ai hodhi akuza mbi policinë, duke u shprehur “ata e mbytën”.
“Nuk e kam parë trupin e djalit. Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi. Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka këtu shtet. Gjeta ata të SHKB-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi. Leari ishte në rrugë të zotit, kur u kap nga policia. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash. Jo, s’ka pasur probleme. Djali ka qenë 2 metra si luan”, u shpreh Artur Isai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



