E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Reforma numër 1 që ky vend ka nevojë, është reforma POLITIKE’
Sot

‘Reforma numër 1 që ky vend ka nevojë, është reforma POLITIKE’

Pa asnjë dyshim, reforma numër 1 që ky vend ka nevojë, është reforma POLITIKE.

Vendi ka nevojë sa më shpejt për një KUSHTETUTË të re dhe një SISTEM ZGJEDHOR të ri.

Na duhet një reformë që shfarosë njëherë e mirë monizmin, në emër të stabilitetit;

Të vendosë përgjëgjësinë dhe llogaridhënien tek të gjithë ata që votohen;

Të detyrojë politikën të dialogojë dhe jo të dhunojë kundërshtarin;

Të ftojë popullin të vendosë dhe jo thjesht të votojë;

Të mbyllë ambasadorët në ambasadat e tyre dhe jo të na i ulë në krye të vendit.

Të ndalohet njëherë e përgjithmonë të merret me punët e drejtësisë.

Të ndalohet të trajtojë administradën dhe shtetin si ndërmarrje politike e partisë që fiton zgjedhjet.

Kjo reformë është reforma e refomave.

Duhet çmontuar monopoli politik, që është më i rrezikshmi ndër të gjithë monopolet.

Sistem i ri zgjedhor (Proporcional Kombëtar i thjeshtë) dhe Kushtetutë të re për një shtet të ri.

Nëse duam të mbyllim këtë kapitull, që kapitulloi vendin, ky duhet të jetë fillimi. Të tjerat janë zvarritje dërmmuese për të gjithë ne.

Normal që shqiptarët ikin, heshtin, nënshtrohen, dhunohen, madje edhe briten nga shteti…

Ikin dhe, pranojnë dhunën e politikës së skaduar sepse nuk dëgjojnë prej askujt se nga duhet tja nisim…!!

Asnjë reformë tjetër, as ajo e kafshatës së bukës,nuk ngjit më pa ndryshuar sistemin politik të skaduar dhe,pa ndërtuar një sistem të ri KONKURRUES.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.