E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Për çapaçulët që hanë plehra e pasurohen kur babai ikën i varfër”, “Sidriti flet plotë mllef
Sot

“Për çapaçulët që hanë plehra e pasurohen kur babai ikën i varfër”, “Sidriti flet plotë mllef

“Artisti Sidrit Bejleri, pas përcjelljes për në banesën e fundit të mjeshtrit Aleksandër Lalo, i cili ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, ka shpërthyer përmes një statusi në rrjetet sociale.

Bejleri shprehet se është i mbushur me mllef për të gjithë ata që i cilëson “çapaçulë” dhe që po pasurohen në kurriz të muzikës së baballarëve të tyre.

Shkrimi i plotë i Sidrit Bejlerit:

Sot(dje) në drekë, tek po prisnim të përcillnim trupin e të ndjerit, mjeshtrit Aleksandër Lalo, vura re me keqardhje, por nuk u surprizova, se mungonin shumë “yje” të “showbizit” shqiptar.
Nuk e kam për ata që e kishin të pamundur të vinin nga largësia dhe varet sa e njihnin.
E kam për ata që rendin kush e kush të shkojë sa më shpejt në “dasmat vip”, ftuar e pa ftuar…
E kam për ata që pretendojnë se po bëjnë “muzikë” dhe “art” në këto kohë të “arta të muzikës”.
E kam për “çapaçulët” që nuk dinë dhe s’kanë për ta kuptuar kurrë sa vlerë dhe peshë ka për t’u bërë Arti i Vërtetë.
Mjeshtrat po ikin një nga një dhe vështirë të zëvendësohen e për më tepër Arti që na dhuruan.
E di që kohët ndryshojnë, por të zezës nuk i them dot e bardhë.
E kam sërish me “çapaçulët”
Kush nuk respekton rrënjët dhe baballarët e vet nuk i mbetet gjë pas, e vërtetuar kjo.
Si të hash “plehra”, po “plehra” do prodhosh.
Kam mllef, po po, kam mllef sepse e di mirë çfarë arti na dhuruan Kujtim Laro e Aleksandër Lalo me shokë.
Se “çapaçulët” janë bërë të pasur dhe harrojnë se baballarët ikën të varfër, por pasurinë e lanë prapa.
…dhe “çapaçulët” vazhdojnë të qelbin ajrin dhe realitetin që me aq mund e sakrifica na e lanë të pastër baballarët tanë…
TURP!!!
Kujt t’i djegë le ta mbajë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.