E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti i keq me shi nga Veriu në Jug
Lajme

Moti i keq me shi nga Veriu në Jug

Probleme në Gjirokastër

Ael nga shtrati lumi Gjadër dhe përroi Glinë në Shkodër, toka dhe banesa të përmbytura.

Moti i keq ka përfshirë vendin tonë, ku reshjet e shiut në disa zona po shkaktojnë përmbytje.
Problematike situata është në qarkun e Shkodrës, ku si rezultat i reshjeve të shumta ka pasur dalje të përrenjve nga shtrati dhe përmbytje të një sipërfaqe prej 400 ha në Fushën e Muriqanit, në Njësinë Administrative Ana e Malit.

kanë dale nga shtrati përroi i quajtur Gline dhe lumi Gjadër te cilat kane dëmtuar rrugë lagjesh edhe infrastrukturën në Qytetin e Vau Dejesit dhe Njesinë Hajmel, Shllak. Mësohet se nuk ka energji elektrike ne pothuajse te gjitha njësite administrative.

Mes të tjerash thuhet se kanalet kulluese në Velipojë, Dajç dhe Bërdicë janë tejmbushur, ndërsa raportohet se ka dëmtime të rrugëve dytësore në të gjitha njësitë po ashtu dhe mungesë të energjisë elektrike. Po ashtu raportohet se në rrugën kryesore në Zues, lëvizet vetëm nga një krah, pasi pjesa tjetër është bllokuar me inerte.

Ndërkohë, në Theth mësohet se ka dalë nga shtrati përrori Nikgjonaj, ku ka prezencë uji në 3 banesa. Nikshiqi raporton mes të tjerash se reshjet me intensitet të lartë vazhdojnë dhe në territorin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, ku si rezultat i rënies në sasira të mëdha Përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati, ndërsa në Bajzë ujerat kane depërtuar në 2 banesa, atë të Mark Qosjas dhe Asllan Culajt ku mjetet e MNZSH kanë punuar për thithjen e ujit me pompa.

PROBLEME ME ENERGJINE NE GJIROKASTER
Nga ana tjetër, moti i keq me reshje dhe shtrëngata shiu, ka lënë pa energji elektrike me dhjetera fshatra në Bashkinë e Gjirokastrës. Sipas informacioneve nga gazetarja Brikena Metaj, duke iu referuar informacioneve zyrtare nga Njësitë Administrative, banorët e fshatrave të Çepos, Odries, Lazaratit, Picarit dhe Lunxherise ndeshen me mungesën e energjisë elektrike qysh prej mesnatës.

PEZULLOHET LUNDRIMI NE SARANDE
Ndërkohë, moti i keq ka përfshirë dhe Sarandën. Për shkak të përkeqësimit të kushteve meteorologjike lundrimi për te gjitha mjetet në Sarandë do pezullohet “Si rezultat i erave te forta me drejtim JUG-JUGLINDJE në daten 19-22 Nëntor 2022 moti do jetë i përkeqësuar. Zonat bregdetare do të përfshihen nga era me forcë 5-8 Bft me shpejtësi 15-20 m/s, lartësi dallge 1.80-3.50 m. Përmirësimi i situatës meteorologjike do të jetë mbas datës 22 Nëntor 2022.”, thuhet në njoftim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.