E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Linda djalë para 42 vitesh, më thanë se vdiq, por e dëgjova duke qarë…
Uncategorized

Linda djalë para 42 vitesh, më thanë se vdiq, por e dëgjova duke qarë…

Histori që i ngjajnë njëra-tjetrës, drama që përsëriten, nëna që mbartin në kohë dhimbje të pashlyeshme.

Resmie (Refije) Bregasi, sot 71 vjeç nga fshati Shkozë i Maliqit i është rikthyer së shkuarës dhe dyshime të shumta kanë filluar të lindin brenda saj.

Në vitin 1975 iu drejtua maternitetit të qytetit të Korçës për të lindur. Ishte një ditë feste, 28 nëntor, mban mend që e futën me urgjencë në sallë për shkak se ajo kishte thënë se nuk kishte hyrë në muajin e nëntë. Resmija dëgjoi të qarat e foshnjës së sapolindur, mban mend edhe peshën plot 2 kg e gjysmë.

Infermieja i tha që fëmija ishte mirë, pas 3 orësh të gjithave nënave iu sollën foshnjat afër t’i shihnin ndërsa Resmies jo. Pas një bisede të shkurtër me stafin e maternitetit ju dha lajmi i kobshëm se fëmija i sapoardhur në jetë nuk jetonte më. Megjithëse e kishin pyetur edhe për emrin dhe ajoi kishte thënë emrin Genci.

E tronditur pas vizitave shkoi në shtepi, pas shumë kohësh u rikthye t’i jepnin një shpjegim, por nuk i thanë asgjë. Pas shumë historive të publikuara ajo dëshiron t’i shkojë deri në fund dhe të zbulojë të vërtetën e saj.
“Vajta për të lindur por nuk isha vizituar asnjëherë.

Shkova tek mamia se ajo ishte në fshat, kur kisha bërë edhe lindjet e tjera. I thashë që nuk kisha hyrë në muajin e nëntë ende. Ajo më tha hajde ikim në maternitetin e Korçës. Shkuam bashkë dhe aty linda djalin. E dëgjova kur qau dhe më thanë që ky është shumë mirë, e peshuan dhe më thanë që ishte 2.5 kg. Atje më thanë që ky jo do edhe 5 ditë pa hyrë në muajin e nëntë por i ka marrë 5 ditë nga muaj i nëntë. Më pyetën dhe për emrin si do ja vësh, iu thashë Genci”, tregon mes lotësh e moshuara, ndërsa shtrëngon në grushte një shami lotësh.

Ajo sot ka 6 fëmijë të rritur por sërish ka një peng në zemër, djalin që se mori kurrë në krah, Gencin.“Për atë Zot të madh nuk e di. Kur e lë vetë është ndryshe por kur ta marrin, nuk e di”, thotë nënë Resmija.
“E kam parasysh fëmijën, qysh e mbanin në dorë infermieret. Më thanë, ky djalë është tetanik, ju se mbani mend, se ky e ka kaluar të nëntin”, tregon Resmija.

Ajo rrëfen se disa vite më parë para lindjes së Gencit, kishte lindur një vajzë të vdekur. Resmija tregon se foshnja lindi e vdekur dhe se infermieret ia kishin treguar vajzën.
“Më thanë që ka vdekur fëmija. Ma treguan, kishte një vrimë në kokë. Plotësova dokumente. Firmosa që të varrosej në Korçë nga materniteti sepse nuk kisha makinë dhe do ecja 2 orë më këmbë deri në Maliq”, tregon e moshuara.
Por në rastin e djalit, asaj nuk i kanë treguar as trupin e pajetë të foshnjës. “Nuk ma treguan, as nuk më thanë për varrimin, as nuk firmosa gjë”, thotë ajo mes lotësh. Ajo mban shpresë se duke e dëgjuar historinë e saj, dikush do të dalë dhe të japë informacione për këtë çështje

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.