Shqiptarët bëhen me më të fortin dhe nënshtrohen kolektivisht por…
E kuptoj nënshtrimin kolektiv që na ndodh. Na ka ndodhur gjithmonë në histori. Bëhemi kollaj me më të fortin, pavarësisht ç’janë përpjekur të shkruajnë mendjet tona të ndritura për trimëri, besë e ku e di unë çfarë tjetër.
Por nuk kuptoj dot llogjikën që përdorim me njëri-tjetrin për t’u vet-nënshtruar.
SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar që na vënë viza për të shkuar në territoret e tyre, kur them viza nëkuptoj gjithashtu një proçes aplikimi në kufinjtë e çnjerzores, por i quajmë ALEATË apo PARTNERË. Në emër të aleatëve apo partnerëve i biem në top vendit tonë dhe njëri-tjetrit.
Ndërsa Europën, ku lëvizim pa vizë, punojmë, ushqehemi, kurohemi e bëjmë çdo gjë lirisht pa i dhënë spjegime askujt e quajmë KURVË!!! Për inat të “kurvës” bëhemi me “aleatët”, duke etiketuar njëri-tjetrin, jo pa krenari, si “bir kurve”…
Tani, ose kemi problem me termat që përdorim, ose jemi aq të nënshtruar sa nuk arrijmë të dallojmë mirënjohjen nga mosmirënjohja!?
Që është problem në mënyrën e të menduarit tonë kolektiv, është.
Madje, në kontektin e shprehjes popullore që ngjit shumë, “q* nënën të të thonë baba”, nuk duket mirë kjo punë…
Sinqerisht nuk e di më se kush është “kurva”, “aleati” apo “partneri” në këtë marrëdhënie absurde?!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



