E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fterra fshati i harruar, dikur 250  familje, sot vetëm me të moshuar
Uncategorized

Fterra fshati i harruar, dikur 250  familje, sot vetëm me të moshuar

  Banorët e fshatit Fterrë në rrethin e Sarandës, megjithëse ndodhën vetëm 10 km larg bregdetit, ndihen të harruar. Kjo për faktin se rruga që të çon për në fshatin e tyre është totalisht e amortizuar. Që prej ndërtimit të saj, kjo rrugë nuk ka pasur asnjë ndërhyrje ndërsa gjendja e saj është shumë e keqe. Dikur në Fterrë jetonin më shumë se 250 familje, ndërsa sot aty jetojnë vetëm disa familje te moshuarish.

“Fterra është një fshat i bukur, kushdo që ka ardhur ka folur mirë për fshatin, por nuk ka të rinj që ta mbajnë fshatin, ne jemi të gjithë pleq. Rrugë nuk ka, kur sëmuremi nuk shkojmë dot të marrim ilaçet”,thotë banorja.

Të rinjtë janë larguar nga fshati pasi infrastruktura rrugore i ka detyruar të marrin një vendim të tillë. Një e moshuar shprehet se i ka marrë malli të shikojnë fëmijë në fshat.

M”Ky fshat është shumë i prapambetur, xhade nuk ka, ,makina s’ka, zotër nuk kemi që të kujdesen për ne. Kanë ikur të gjithë, nuk ka më fëmijë, na vjen sevda të shohim një fëmijë të vogël ose të rritur”,shprehet njëra nga banoret e Fterrës.

“Këtu vinte autobusi përditë nga Vlora, e ndryshoi qeveria e sotme, vetë ia dhamë votat. Rruga nacionale që ka qenë kjo e bllokoi, nuk bën asnjë punë vetëm reklama”,shprehet banori./Report tv

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.