Këlliçi, në terren për problematikat e Tiranës
Kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi, ka nisur prej ditësh një tur në kryeqytet për të parë nga afër gjendjen e qytetarëve.
Këlliçi deklaron se në media dhe rrjete sociale ka një realitet të sajuar për Tiranën.
Ai thekson se për këtë arsye do të vijojë të takojë nga afër banorët e Njësinë 9 dhe të gjithë Tiranës, për të dëgjuar shqetësimet e tyre.
“Në media dhe rrjete sociale ka një realitet të sajuar për Tiranën.
Unë do e përshkoj të gjithë territorin e Tiranës për t’ju dëgjuar, sepse besoj se ju nuk keni nevojë t’ju vijë kush e t’ju flasë për Tiranën që shihni çdo ditë sapo dilni nga pragu i shtëpisë.
Nëse keni të afërmit dhe miqtë tuaj me banim në Njësinë 9, tagojini këtu, që edhe ata të kenë mundësinë të shprehin shqetësimet e tyre. Faleminderit!”, shkruan Këlliçi në rrjete sociale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



