E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta  përkrah kandidatit të PD për Lezhën: Fitore e padiskutueshme në zgjedhjet e 14 majit!
Politikë

Meta përkrah kandidatit të PD për Lezhën: Fitore e padiskutueshme në zgjedhjet e 14 majit!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur këtë ditë fundjave nga qyteti i Lezhës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka ndarë një foto me Dr. Pashk Gjonin, kandidatin për zgjedhjet lokale më 14 maj,  në Lezhë, teksa ka shkruar se ai do sjellë modelin e duhur të bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirës si Kryebashkiak.

“Kënaqësi ta nisja ditën nga Lezha e mrekullueshme. I lumtur të takoja e njihja nga afër Doktor Pashk Gjonin i cili i ka shërbyer për 30 vite me humanizëm dhe besnikëri komunitetit të tij. Jam i bindur se me vizionin dhe humanizmin e tij, Doktor Pashku do sjellë modelin e duhur të bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes si Kryebashkiak i Lezhës në 14 Maj! Partia e Lirisë dhe unë personalisht do e mbështesim fuqimisht Doktor Pashkun, jo vetëm për fitoren e tij të padiskutueshme dhe bindëse, por edhe në projektet e tij në shërbim të komunitetit. Integriteti dhe humanizmi i tij janë garanci e shkëlqyer se Bashkia e Lezhës do jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Mirënjohës gjithmonë Lezhës të 2 Marsit dhe Besëlidhjes!”, ka shkruar Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.