Mesi mposht Ronaldon
Leo Messi ka shënuar gol në sekondat e fundit të ndeshjes ku i dha fitoren Barcelonës në superpërballjen e dytë në “El Clasico”.
Argjentinasi, arriti golin e 500-të në karrierë për Barçën, dhe shënoi në fund për rezultatin përfundimtar 2 me 3.
Casemiro hapi serinë e golave në minutën e 28-të. Pesë minuta pas tij shënoi Leo Messi për 1 me 1. Në minutën e 73-të, Ivan Rakitiq kaloi Barçën në epërsi, ndërsa në minutën e 85-të James Rodriguez barazoi gjithçka.
Tani gara për titull ndryshon krejtësisht, pasi dy ekipet kanë pikë të barabarta në krye të tabelës.
Të dyja kanë nga 75 pikë, ndërsa Reali ka një takim më pak të zhvilluar
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



