E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky shtet ka prekur fundin…
Sot

Ky shtet ka prekur fundin…

Vrasja e 22-vjeçares kenianie Xhoi Aoko ka revoltuar opinionin publik në vend. Kjo për shkak se ngjarja fillimisht u fsheh dhe më pas hetimet thuajse ishin inekzistente. Opozita thotë se qeveria po fsheh vrasjen e kenianies. Ndërsa gazetari Klodian Tomorri ka një pyetje për të gjithë policët, prokurorët dhe politikanët.

Klodian Tomorri

Që Shqipëria ka qeveri dhe shtet të korruptuar këtë e dinë të gjithë. Dhe njerezit kanë bërë paqe me këtë punë, nuk u bën  më pershtypje. Psh lajmet e vjedhjeve flagrante janë lajmet që bëjnë më pak zhurmë sot në publik.

Por që vritet njeriu, të mos e hetojë askush dhe madje të angazhohet gjithë shteti për të mbajtur ngjarjen fshehur, ky është fundi i fundeve. Këta nuk paskan din e iman.

Po mirë shpirt nuk kanë, por jam kurioz për  një gjë. Ketyre policeve, prokuroreve apo politikaneve që kanë gisht tek kjo fshehja e ngjarjes së vajzes nga Kenia nuk u shkon ndonjehere në mend; po sikur të gjithë policet, prokuroret dhe politikanet e botes të ishin si këta? Po sikur të njëjtën gjë t’ja u bënin femijeve, motrave apo vellezerve të tyre që i kanë jashtë?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.