Aksidenti me dhjetëra viktima në Greqi/ Rama, mesazh ngushëllimi
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksidentit tragjik në Greqi, ku kanë humbur jetën 36 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.
Rama ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave nga aksidentit.
“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, shkruan Rama
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



