E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Diego Armando Maradona shokon botën, kërkon burgim për vajzën e tij
Sport

Diego Armando Maradona shokon botën, kërkon burgim për vajzën e tij

Futbollisti i njohur Diego Armando Maradona ka befasuar sërish botën me deklaratat e tij.

Një skandal brenda familjes së tij ka bërë që ai të japë opinione shokuese ku ka ka kërkuar dënim me burg për të bijën e tij, Giannina, për shkak të një çështjeje gjyqësore që ai kishte me ish-bashkëshorten e tij.

Ish ylli argjentinas e kishte denoncuar ish-bashkëshorten e tij për një vjedhje të mundshme prej 3.8 milionë eurosh gjatë martesës së tyre.

Ndërkohë, sipas avokatit mbrojtës të Maradonës, Giannina kishte udhëtuar drejt Uruguajit për të sistemuar këtë shifër dhe ta bënte të rregullt nëpërmjet disa lëvizjeve bankare.

Vetë vajza ka reaguar shpejt për këtë rast ku nuk ka pranuar akuzat publike.  “Babain tim e kam falur për veprime më të këqija dhe këtë po e bëj edhe në këtë rast”, thekson ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.