37% e të rriturve shqiptarë do të vuajnë nga obeziteti deri në 2035
Të gjithë e dimë se mbipesha e tepërt ose siç njihet ndryshe obeziteti është një sëmundje kronike që mund të shkaktojë shumë dëme në organizëm.
Sipas një raporti 50% e njerëzve në botë do të jenë mbipeshë ose obezë deri në vitin 2035, me vendet më të prekura në Azi dhe Afrikë.
Ndërkohë në Shqipëri sipas INSTAT,gati 21.3% e popullsisë së rritur janë obezë (BMI më e madhe se 30 kg për metër katror”
Studimi i fundit nga Harta Globale e obezitetit tregon se Shqipëria do të ketë një prevalencë shumë më të lartë në vitin 2035.
Rreth 37 % e të rriturve do të jenë mbipeshë e një rritje gati 16 pikë për qind në krahasim me vitin 2023.
Shifra tregon një nivel të lartë dhe është konsideruar nga studimi alarmant dhe sidomos për fëmijët, ku rritja do të jetë më e lartë.
Obeziteti në Shqipëri deri në vitin 2035 tek fëmijët do të rritet me 6.7% dhe tek të rriturit me 2.6%.
Ukraina, Shqipëria dhe Bosnja kanë nivelet më të larta të obezitetit në Europë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



