E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Projektoi vaksinën ruse të koronavirusit/ Vritet shkencëtari Botykov
Bota

Projektoi vaksinën ruse të koronavirusit/ Vritet shkencëtari Botykov

Virologu rus Andrei Botykov, i cili kishte kontribuar në zhvillimin e vaksinës Sputnik-V kundër koronavirusit, u gjet i vdekur.

Trupi u gjet dje të enjten brenda banesës së shkencëtarit, në veriperëndim të Moskës.

Botikoff ishte një studiues i lartë në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë dhe kishte punuar gjithashtu në Institutin Shtetëror të Virologjisë. Për punën e tij, ai ishte shpërblyer me një medalje për kontributin e tij në krijimin e vaksinës Sputnik V.

Një 29-vjeçar, Alexei Zmanovsky (foto më poshtë), tashmë është arrestuar, i cili dyshohet se vrau virologun pasi hyri në shtëpinë e tij dhe filluan të ziheshin për para. Sipas Daily Mail, i riu ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje. Mediat ruse raportojnë se ai ishte dënuar më parë me 10 vjet burg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.