Investigimi / Big Market bën oferta si “karrem” pë konsumatorët
Tjetër çmim në faturë dhe tjetër në katalog
Big Market i deputetit Vullnet Sinaj vazhdon që të zhvasë shqiptarët edhe në kohën kur duket sikur produktet i ka në ofertë. Një qytetar ka shkuar në një nga supermarketet Big Market, pasi ka parë që ka patur oferta. Mirëpo, kur ka marrë faturën në fund është shokuar. Ai ka parë se pavarësisht ofertave në katalog, çmimet janë më të larta.
Për këtë ka marrë shembuj dy produkte, fileton e pulës dhe vezët. Sipas katalogut një kuti me 15 kokrra vezë duhej të shitej 349 lekë, ndërsa në faturë i është shënuar 459 lekë.
Po e njëjta gjë edhe me fileton e pulës. Çmimi në katalog është 349 lekë kg, ndërsa qytetari e ka paguar 575 lekë kilogrami.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



