Alibeaj paralajmëron hapin e radhës pas vendimit të Celibashit
Enkelejd Alibeaj ka reaguar menjëherë pas dhënie së vendimit nga KQZ për mosregjistrimin e PD-së në zgjedhje.
Ai e ka cilësuar këtë vendim si të paralajmëruar dhe që ka ardhur si pasojë e tifozerisë personale të kreu të KQZ-së.
Ndër të tjera ai paralajmëroi se do vijojnë rrugën ligjore për të finalizuar përfaqësimin e PD, në të cilën kryetar konfiguron ende Lulzim Basha.
“Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sikundër e deklaroi dhe publikisht, zoti Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike. Për pasojë, vendimi i tij e zgjat pa fund dhe pa arsye të qenësishme regjistrimin e PD. Dukshëm, e madje deri në kufijtë e groteskut, komisioneri nisur vetëm për shërbim politik ndaj kundërshtarëve të PD, vendos ta përjashtojë nga zgjedhjet. Siç ndodhte këtu e 32 vjet më parë, kur ishte partia në pushtet ajo që lejonte ne zgjedhje vetëm satelitët e saj. Kjo marrëzi politike, si 32 vjet më parë, i ndodh sot Shqipërisë kur është vend i NATO-s dhe synon të jetë anëtar i BE-së!
Megjithëkëtë e si përherë do të vijojmë rrugën ligjore për të finalizuar përfaqësimin e PD në 14 maj. Çdo artificë ligjore apo arsye e stisur politike dhe aspak ligjore është thjesht rruga e dëshpëruar që zgjatime të politikës së vjetër në institucione kushtetuese të pavarura kanë zgjedhur për të na penguar në rrugën tonë. Nuk do ia dalin”, tha ai.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


