Një foto sa 1000 fjalē !
Kjo është fotoja që Kryeministri i Shqipërisë ka postuar për të ilustruar takimin e tij të sotëm me Presidentin e Republikës. Unë besoj se pikërisht kjo foto, si asnjë tjetër, e përfaqëson denjësisht figurën e Presidentit. Si një kamarier që ka marrë porosinë për kafe dhe niset me vrap.
Takimi në fjalë ka qenë për emërimin e znj. Vlora Hyseni në pozitën e lartë të Kryetares së Shërbimit Informativ të Shqipërisë (ShISH). Znj Hyseni ka qenë më parë zv. Drejtore e Shërbimit Informativ të Kosovës dhe është shkarkuar nga kjo detyrë me vendim të Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani. Për pak kohë znj. Hyseni ishte këshilltare e Kryeministrit Rama.
Megjithatë fokusi i këtij statusi është fotoja që Kryeministri ka zgjedhur për ta ilustruar takimin./ Ermal Mulosmani


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



