Katër të huaj bashkohen për ‘Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë’, ja çfarë bëjnë
Disa persona të huaj, që jetojnë në Shqipëri janë bërë pjesë e emisionit ‘Why Not’ nga Roza Lati duke u paraqitur me veshje popullore.
Në nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, që do festohet nga të gjithë pas disa ditësh ishin të ftuar:
Jacopo Tomazini – italian, që u shfaq me veshje tradicionale të jugut. Ai është make up artist për efekte speciale, transformime të fytyrës dhe të trupit.
Emre Aslan– turk, doktor veteriner dhe kuzhinier. Ai u shfaq me veshje tradicionale të Tiranës.
Ian Wood- skocez, profesor që i mëson të huajve gjuhën angleze.
Sodik Atanda – nigerian, që luan në skuadrën e futbollit të Partizanit. Ai u shfaq veshje tradicionale nga Shkodra.
Balerina që i mësoi disa valle shqiptare ishte Olta Ahmetaj, e cila u shfaq me zhveshur me një jelek që ka motivet e Librazhdit. Të gjithë së bashku kërcyen disa valle të njohura, kryesisht të Shqipërisë së Mesme dhe zonës së Kukësit.





Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


