E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Ronaldo shënon supergol me goditje  dënimi. CR7 dhuron spektakël në Arabinë Saudite
Sport

VIDEO/ Ronaldo shënon supergol me goditje dënimi. CR7 dhuron spektakël në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo si vera. Edhe pse CR7 është 38-vjeçar, sulmuesi portugez vijon të dhurojë spektakël.

Së fundmi, ai ka realizuar një gol si në kohët e vjetra. Në minutën e 77-të, Ronaldo mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi (Al Nassr-Abha/kampionat). Fundi nuk kishte si të ishte ndryshe, gjuajtje perfekte dhe rrjetë.

Në Saudi Professional League, ish-ylli i Manchester United, Juves dhe Real Madrid ka “tundur rrjetën” 9 herë në 8 ndeshje. Al Nassr renditet në vendin e dytë dhe tenton të fitojë kampionatin.

https://youtube.com/watch?v=iBJERGmI_qU

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.