E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fëmijët e varfër nuk mund të luajnë / Veliaj bën me pagesë fushat te Liqeni Artificial, ndër të vetmet ambiente publike
Sot

Fëmijët e varfër nuk mund të luajnë / Veliaj bën me pagesë fushat te Liqeni Artificial, ndër të vetmet ambiente publike

Pasi privatizoi të gjithë ambientet e parkimit, duke bërë çdo hapësirë publike me pagesë për shoferët, Veliaj është zotuar të varfërojë në çdo mënyrë qytetarët e Tiranës.

Madje këtë e bën edhe për fëmijët, që duan të argëtohen te Liqeni Artificial, i vetmi ambient, ku ndoshta edhe atyre që nuk u dilte hesapi të shkonin në kalçeto apo në salla sporti, u jepej mundësia te Liqeni.

Megjithatë, që nga muaji tetor i vitit të kaluar aksesi në fushat e ndërtuara të Liqenit, që shërbejnë për futboll, basketboll, tenis dhe volejboll, janë bërë me pagesë.

Këtë denoncim e bën një qytetar në redaksinë e “JOQ Albania”. Ai shkruan: “Fushat te Liqeni Artificial janë me pagesë nga e marta në të diel. Të hënën rojet e bëjnë pushim dhe bëhet e pa aksesueshme, si me pagesë dhe pa pagesë. 

Po i mbajnë fushat si muzeum, ndërkohë që janë ndërtuar me paratë e popullit. Veç kur paguan mund të futesh të luash dhe kushtet janë sërish minimale, siç ishin në kohën kur ishin pa pagesë. 

Që në tetor të vitit 2022 e deri më tani vazhdojnë të jenë me pagesë fushat e volejbollit, basketbollit, futbollit dhe tenisit. Sipas punëtorëve që punojnë aty, nuk ka për të ndryshuar kjo situatë”.

Kjo tregon edhe një herë situatën në të cilën ndodhen banorët e Tiranës, të cilëve u privohet edhe të luajnë në të vetmen hapësirë publike të qytetit ku jetojnë. Ata duhet të paguajnë për gjithçka, edhe për ambiente, që ndërtohen me paratë e tyre.

Pse nuk mendon Lali Leku, që thotë se vjen nga një familje e varfër, për ata fëmijë që si ai dikur, nuk kishin lekë për të tilla lukse? Pasuria mesa duket, përveç “verbimit”, i ka bllokuar edhe qafën dhe nuk kthen dot kokën pas për të parë ku ishte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.