E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si funksionon SKEMA/ Erion Veliaj i jepte tendera Shaqir Alcanit, djali i tij punonte në Bashkinë e Tiranës
Sot

Si funksionon SKEMA/ Erion Veliaj i jepte tendera Shaqir Alcanit, djali i tij punonte në Bashkinë e Tiranës

SKEMA

Që Erion Veliaj është në krye të parave publike që jep në tenderat abuzivë kjo dihet, por skandali i dalë së fundmi, mjafton që në sytë e tij të lëkunden prangat dhe SPAK të fillojë hetimet me “rrënjë dhe dhëmballë” e të mos flejë gjumë sepse kështu ia kërkon pushteti.

Pse e themi këtë?

Ditën e sotme, policia njoftoi se Eral Myftaraj, administrator i firmës “Almex greenwood” me qendër në Cërrik, është kërcënuar me jetë nga 4 persona që të tërhiqej nga tenderi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës për furnizimin me lëndë drusore nëpër shkolla. Ky tender kishte një vlerë prej 853 mije euro.

Policia ka arrestuar Algert Alcanin, 27 vjeç, Edmir Bocin, 37 vjeç, Shaqir Alcanin, 62 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe ka shpallur në kërkim L. K., 38 vjeç.

Ajo që mësohet së fundmi është se Algert Alcani, djali i Shaqir Alcanit, pronarit të kompanisë “Alcani SHPK” është punonjës në Bashkinë e Tiranës.

27-vjeçari ka qenë në krye të këtij sulmi ndaj biznesmenit që ka fituar garën, pasi ka dashur që 853 mijë euro të futeshin në xhepin e babait të tij, i cili më vonë ndoshta do e ndante me kreun e Bashkisë.

Por çfarë ka ndodhur me kompaninë “Alcani SHPK”?

Sipas të dhënave në QKB, kjo kompani, me pronar babain e një punonjësi në bashkinë e Tiranës, ka marrë plot 13 tendera nga ky institucion. Pra thënë shkurt, i biri punonte në Bashkinë Tiranë, ndërsa babai merrte tendera me vlerë miliona euro, nga po kjo Bashki.

Më konkretisht, kjo kompani, ka fituar më shumë se 1.5 MLN EURO nga Bashkia e Tiranës, me në krye Erion Veliajn.

Ky fundit, sot duhet të ishte vendosur nën hetim, pasi është e pamundur që të mos ketë përfituar nga ky abuzim në gjithë këto vite. Gjithashtu, punësimi i Algert Alcanit në Bashkinë Tiranë nuk është thjesht një rastësi.

Djali i Shaqir Alcanit, përgjegjës në Bashkinë e Tiranës, nuk ka qëndruar pa i bërë qokat e tij në 13 tenderat e fituar nga babai i tij. Erion Veliaj është ai që ka marrë një pjesë goxha të majme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.