E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Padia e Veliajt/ Ironia e Kokës: Nuk e kam vrarë unë Ardit Gjoklajn
Sot

Padia e Veliajt/ Ironia e Kokës: Nuk e kam vrarë unë Ardit Gjoklajn

Gazetari Bledian Koka reagoi pasi kryebashkiaku Erion Veliaj vendosi të padisë atë dhe SYRI TV për shkak të denoncimit të mega-skandalit të lidhjeve iraniane.

POSTIMI I PLOTE

Sot!

Mbas 39 vitesh e 11 muaj jetë, në orën 12.30 do të shkoj në gjykatë për herë të parë në jetën tim si i paditur!

Nuk jam paditur as se kam dhënë leje ndërtimi, as se kam firmosur për inceneratorë që nuk ekzistojnë, as se kam korruptuar një prokuror për të mbyllur vrasjen e Ardit Gjoklaj (ndjese pastë), as kam pritur në zyrat e shtetit pjesëtarët e Ndraghetas për pastrim parash në kullat e betonit, as se kam mashtruar të gjithë dynjanë se sa të jem në krye të Bashkisë së Tiranës nuk do të ketë ndërtime, as se pretendoj se kam mbjellë 1 milion pemë, as se kam kërcënuar me sms ndonjë pronar mediash, as se kam prishur Teatrin Kombëtar e as se kam shkatërruar një kryeqytet ku jetojnë 1 milion njerëz vetëm për interesat dhe axhendën time personale politike!

PS. Ai që ka bërë të gjitha këto, më ka paditur mua se unë kam folur për të gjitha këto, dhe ai është Erion Veliaj!

VO. Ftoj të gjithë kolegët e medias që pasi të njihem më saktë se për çfarë akuzohem, ta ndajmë atë dhe me publikun e gjerë me një deklaratë… dhe po nuk iu lanë të vini, asnjë problem. Jemi prapë shokë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.