E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO / 30-vjeçarja dhunon vajzën e mitur në Sarandë, përdor dhe fjalë të pista
Sot

VIDEO / 30-vjeçarja dhunon vajzën e mitur në Sarandë, përdor dhe fjalë të pista

VIDEO

Një denoncim tronditës ka mbërritur nga familjarja e një 30-vjeçareje në Sarandë ku dhunohet një vajzë e mitur nga mamaja e saj.

Mësohet se 30-vjeçarja, me iniciale B.C dhunon vajzën e saj të mitur në një dhomë, teksa filmimi bëhet nga dhoma tjetër.

Familjarja e afërt e 30-vjeçares, tregon se kjo nuk është hera e parë, madje është denoncuar edhe në polici dhe çështja është nën hetim.

Sipas dëshmisë , shtetasja B.C është e divorcuar dhe jeton me familjarët e saj, por sjellja nuk është aspak normale, pasi ajo denoncon dhe kërcënon të gjithë familjen e saj.

Bëhet me dije se dhuna ndaj vajzës së mitur ka ardhur, pasi mamaja ka marrë vesh se të bijës i kanë thënë që “mamaja jote ka të dashur” dhe ajo nuk i është përgjigjur “siç duhet”. Nëse e shikoni dhe e dëgjoni videon me kujdes, nga goja e 30-vjeçares dalin disa fjalë të pista.

Ajo e këshillon me shuplaka të bijën që herës tjetër t’u përgjigjet më mirë atyre që i përmendin mamanë.

Më tej, familjarja shton se 30-vjeçarja kërcënon edhe prindërit dhe vëllain, duke i thënë se do ju denoncoj sikur më dhunoni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.