E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shijaku mbulohet nga plehrat, qytetari: Bashkia nuk pastron koshat e mbeturinave
Politikë

Shijaku mbulohet nga plehrat, qytetari: Bashkia nuk pastron koshat e mbeturinave

Në qytetin e Shijakut, në koshat e lagjeve nuk ka më vend dhe plehrat po zaptojnë trotuaret dhe rrugët. Një qytetar, i Shijakut, ka dërguar në redaksi, pamje të gjendjes së qytetit, i cili shihet që është pushtuar nga plehrat që përveç koshave, kanë mbuluar dhe rrugën.

Situata duket tejet në kaos, teksa qytetari shkruan se edhe në kohë fushate, Bashkia me në krye Elton Arbanën, nuk merr masa për pastrimin e kazanëve të plehrave në qytet. Koshat e mbeturinave janë të tejmbushur dhe shpërndajnë një erë të padurueshme, duke u kthyer në një shqetësim për banorët.

Për shkak se kryebashkiaku nuk e ka mendjen të punojë në shërbim të banorëve të Kavajës, me këto pamje, duket se qyteti është peng i një katastrofe mjedisore, ndërsa qytetarët do të duhet të përballen me sëmundjet që rrezikohen për shkak të papastërtisë në zonë.

Qytetari:

Ja plerat e shijakut. Kto dhe per koh fushate si pastrojn.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.