VIDEO/ Rruga te Syri i Kaltër në mëshirë të fatit, qytetari: Kalohet vetëm me këmbë të zbathura
Syri i Kaltër është padyshim një nga bukuritë përrallore të Sarandës. Një atraksion turistik, i vizituar nga shumë turistë, vendas e të huaj.
Syri i kaltër, ndonëse është pasuri natyrore e Shqipërisë, rruga që të dërgon në këtë zonë turistike është lënë në mëshirë të fatit.
Siç shihet nga pamjet, turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë Syrin e Kaltër, kanë hequr këpucët për të ecur në një rrugë me baltë e gropa.
Sipas denoncuesit, vizitorët duhet ose të veshin çizme, ashtu siç raporton qytetari, të ecin këmbë zbathur.
Mungesa e shërbimeve dhe ndërhyrjeve në infrastrukturë nga ana e Shtetit, janë një minus i madh për këtë park.
VIDEO:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



