Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i lirë
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është liruar nga qelia.

Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gjykata e Elbasanit ka vendosur që Tahiri ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.
Kujtojmë se në shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi ish ministrin e Brendshëm me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.
Me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për të liruar Tahirin. Vendimi u dha në Gjykatën e Elbasanit, në orën 09:00.
Për ish-ministrin janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse si nuk mund të qëndrojë në burg për pjesën e mbetur të dënimit.
Tahiri ka argumentuar se ka probleme shëndetësore. Ndërsa në akt ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët. Kërkesa, që është bërë gjashtë muaj më parë në Gjykatën e Elbasanit, u pranua këtë të premte.
Tahiri u dënua me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, mbasi gjatë kohës në krye të dikasterit të rendit Habilajt kultivuan kanabis sativa.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



