Karim Benzema jep lamtumirën e tij në Real Madrid
Karlo Ançeloti fillon kërkimet për një sulmues të ri
Karim Benzema, sulmuesi i shquar i Real Madridit, ka dhënë lamtumirën e tij nga klubi spanjoll. Trajneri Karlo Ançeloti gjatë këtë vere do të fillojë kërkimet për një sulmues të ri. Këtë vendim ai e pranoi pas ndeshjes së fundit në Ligën spanjolle, ku francezi u përshëndet me publikun e “Santiago Bernabeu”.
“Kam stërvitur një nga futbollistët më të mirë në botë, dhe flas jo vetëm për rolin e tij si sulmues, por edhe për aftësitë e tij të tjera si futbollist, si person i dashur, modest dhe serioz. Nuk mund të jemi të lumtur me vendimin e tij, por duhet ta respektojmë.
Ai është një legjendë”, tha Ançeloti për Benzemën në konferencën për media pas ndeshjes.
“Po, largimi i tij më ka çuditur. Por duhet të kuptohet. Vendimi i tij është pjesë e një procesi personal. Sa i përket të ardhmes, mund të konfirmoj se skuadra do të jetë konkurruese në vitin e ardhshëm. Sot kemi humbur katër sulmues dhe duhet të reagojmë në merkato. Por do ta bëjmë pa u ngutur, sepse kemi kohë dhe duhet ta bëjmë me qetësi. Jam në kërkim të një sulmuesi që di të shënojë gola, por duhet të kemi parasysh edhe lojtarët e rinj që presin të japin kontributin e tyre”, shtoi Ançeloti.
Trajneri gjithashtu tregoi se vendimi i Benzemës ishte i papritur për ta. “Unë bisedova me të në mëngjes dhe ai më lajmëroi se do të largohet. Nuk ka fjalë të tjera për të thënë, e kuptuam. E uruam dhe i thashë se respektoja vendimin e tij”, përfundoi Ançeloti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



