E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këngëtarja shqiptare shantazhon futbollistin turk: 250 mijë euro ose do zbuloj që abortova
Sport

Këngëtarja shqiptare shantazhon futbollistin turk: 250 mijë euro ose do zbuloj që abortova

Këngëtarja shqiptare e bërë e njohur nga spektakli “DSDS” (talent show gjerman), Anita Latifi ka marrë vëmendjen e mediave gjermane pas shantazhit që i ka bërë futbollistit turk Hakan Çalhanoğlu.

Portali gjerman “bilde.de” shkruan se Anita ka shantazhuar futbollistin duke i kërkuar 250 mijë euro. Ajo pretendon se Çalhanoğlu e ka lënë shtatzënë e më pas ka pasur shumë presion, sa është detyruar të abortojë.

Anita Latifi ne gjykate

Hakan Çalhanoğlu dhe Anita Latifi kanë qenë sot në gjykatën e Dusseldorfit ku Anita i ka mohuar akuzat. Ndërsa Çalhanoğlu ka pranuar se ka fjetur me këngëtaren, por është mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar.

Hakan Çalhanoğlu duke hyre ne gjykate

“Ne kemi pasur miqësi të ngushtë dhe po ashtu edhe kemi fjetur bashkë. Por unë gjithmonë kam pasur kujdes dhe jam ruajtur”, ka thënë futbollisti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.