Vlerat e lojtarëve / Hysaj vlen thuajse sa ylli i Italisë, Insinje
“Corriere dello Sport” ka bërë një vlerësim të skuadrës së Napolit, e cila nëse sot do të dilte në shitje me gjithë futbollistët e saj, do të vlente 497 milionë euro. Dhe, në listën e futbollistëve më të shtrenjtë dhe çmueshëm, në vend të shtatë është edhe Elseid Hysaj. Aktualisht, në vend të parë është Lorenco Insinje, me 100 milionë euro.
Më i shtrenjtë se shkodrani, por sepse ka një klauzolë të fiksuar, pasi do të vlente më shumë, është Dris Mertens (28 milionë euro), Fauzi Gulam (30 milionë euro), Arkadius Milik (33 milionë euro), Marek Hamsik (40 milionë euro), Kalidu Kulibali (54 milionë euro). Ai që ka koston më të ulët është Kristian Maxhio me 1 milionë euro.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



