E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Turistja tallet keq me menaxhimin e mbetjeve në KSAMIL
Sot

VIDEO/ Turistja tallet keq me menaxhimin e mbetjeve në KSAMIL

Gjëja e parë që turistët e huaj shohin, është pastërtia dhe koshat e plehrave. Nëse kjo i zhgënjen, vështirë se ata kthehen më. Pikërisht këtu është edhe problemi në vendin tonë, me bashkitë, që janë tërësisht të paafta për ta mbajtur territorin e tyre të pastër, pa lënë mënjanë edhe harbutërinë tonë në trajtimin e plehrave.

Së fundmi, Dian, një eksploruese holandeze, ka dhënë përshtypjen e saj rreth Shqipërisë në rrjetet e saj sociale. Ajo ka vizituar Ksamilin, bukurinë natyrore të të cilit e ka pëlqyer tej mase, por ka rezerva të mëdha për plehrat e shumta për të cilat ajo shprehet se gjenden kudo nëpër rrugë dhe këtë e tregon në një video, ku duket edhe sikur tallet me realitetin tonë.

“Edicioni ‘Instagram’ vs Realiteti në Shqipëri! Ndonëse më pëlqeu Ksamili për plazhet e bukura, më habiti pak edhe sasia e plehrave kudo anash rrugës. Sa turp”, shkruan Dian, e cila në video kritikon fort mënyrën sesi i menaxhon plehrat bashkia e Sarandës në Ksamil.

Është e pafalshme, sesi në kulmin e turizmit, bashkia Sarandë, me në krye Oltion Çaçin, të jetë tërësisht në agoni dhe të lejojë një gjendje të tillë në mbetjeve. Saranda po vizitohet nga mijëra turistë në këtë verë dhe kjo situatë është tërësisht në dëm të turizmit. Vështirë se një turist do të kthehej në një vend ky njerëzit nuk e duan natyrën mbajnë ambientin pisët.https://www.instagram.com/reel/CtjkN10oUha/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=1470&rd=https%3A%2F%2Fjoq-albania.com&rp=%2Fartikull%2F1151929.html#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A925%2C%22ls%22%3A165%2C%22le%22%3A840%7D

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.