Deputeti demokrat i “telefonon” ministres Krifca: Në kohën e grurit merresh me vajin dhe në kohën e vajit merresh me grurin
Deputeti demokrat Saimir Korreshi me anë të një statusi në rrjetet sociale i ka kujtuar ministres Frida Krifca se nuk u ka dhënë këstin e dytë të serave në Çermë të Lushnjes.
Statusi i deputetit Korreshi:
Aloo shoqa Ministree!

Ua shpjegon pak fermereve myzeqare meqenese paske qene edhe ne Çerme se perse rimbursimi per dy sere e moren te pergjysmuar??
I doni per pushime te tjerat apo halli BE qe pezulloj rimbursimet??
Kete shpjego e leri fotot edhe perrallat se bujqesia po kalon ditet e saj me te zeza.
Nje pyetje jashte radhe: po si ka mundesi ne kohen e grurit ti merresh me vajin e ne kohen e vajit merresh me grurin??
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


