E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vëllai i Xhemal Qefalisë merr 360 mln lekë për t’u dhënë drekë trajnuesve të censusit
Sot

Vëllai i Xhemal Qefalisë merr 360 mln lekë për t’u dhënë drekë trajnuesve të censusit

Nē tenderin me vlerë 360 milionë lekë të hapur nga INSTAT disa javë më parë përmes të cilit do t’u jepte dreka trajnuesve, të cilët do të mësojnë ata që do të përzgjidhen se si të bëjnë numërimin e popullsisë në çdo qytet.

Në dokumentin shoqërues tenderit shpjegohet se do të shpenzohen 361 milionë lekë për ushqim të tipit ‘finger – food’, shoqëruar edhe me ujë për çdo trajnues.

Nuk dihet nëse do të përfshihet dreka për ata që do të trajnohen dhe më pas do të jenë ata që do zhvillojnë punën në terren.

Por, vërejmë se INSTAT kërkon që çdo ushqim të jetë i mirë kontrolluar para se të kalojë në kateringun e trajnimeve dhe transporti i tyre të bëhet në siguri maksimale.

Por, përveç faktit që paratë e taksapaguesve shqiptarë po ikin për ‘finger – food’, shohim se kjo aferë ka marrë përmasa më të mëdha, për shkak të firmosjes së kontratës pa garë. Dhe akoma më keq kur shohim se fituesi është firma DAJTI PARK 2007, e themeluar nga vëllezërit Qefalia, dhe tani është në pronësi të Desart Kalaja dhe Lulëzim Qefalisë, vëllai i deputetit Xhemal Qefalia.

DAJTI PARK 2007 ka përfituar shpesh herë tendera pa garë në saj ta Xhemal Qefalisë. Tani do të ushqejë me biskota, qumësht dhe kikirika trajnuesit e INSTAT.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.