Ministri Balla flet pas operacioneve anti-drogë: Kultivimi i paligjshëm i kanabisit, duhet shuar përfundimisht
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaron se lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike vijon çdo ditë. Ministri ka përgëzuar sukseset e strukturave të Policisë së Shtetit në kuadër të operacioneve antikanabis të zhvilluara në të gjithë vendin.

Sipas Ballës, shqiptarët presin një pastrim të territorit nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike.
“Kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka qenë një burim financash për organizatat kriminale, i cili duhet shuar përfundimisht”, shkruan Balla.
Policia e Shtetit ka vijuar megaoperacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike, në të cilin ku janë angazhuar rreth 7 mijë forca policie dhe dhjetëra dronë me rezolucion të lartë.
Gjatë 72 orëve të fundit, janë asgjësuar në total rreth 24 220 bimë kannabis sativa dhe është sekuestruar 29 kg lëndë narkotike kanabis në Pukë.
Për këto raste janë shpallur në kërkim dy shtetas dhe është proceduar penalisht 1 kryeplak fshati si dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


