Aksidentohet motori i forcave “Shqiponja”, një polic i plagosur në Sarandë
Pas mesnate, në Qafe Gjashtë, një motor i forcave “Shqiponja” të Tiranës, i ardhur për të mbështetur Policinë e Sarandës, është përplasur me një automjet të drejtuar nga shtetas italianë.
Si pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv policie i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.
Mësohet se gjatë pasdites deri në orët e para të mëngjesit, efektivet e Task-Force të Qarkullimit Rrugor kanë kryer edhe disa arrestime në Sarandë dhe Ksamil të personave që janë kapur duke drejtuar mjetet të dehur.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



