E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjekmarkaj fshikullon keq Bashën: Skuth pa projekt, emërimi më fatkeq i Sali Berishës
Uncategorized

Gjekmarkaj fshikullon keq Bashën: Skuth pa projekt, emërimi më fatkeq i Sali Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj tha se në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli për hapje të shoqatës së tij u shpall i përjetshëm, i përgjithshëm dhe mori për vete një mori postesh imagjinare.

Sipas Gjekmarkajt Basha doli shakaja më e madhe dhe emërimi më fatkeq i Sali Berishës.

Në një postim në rrjetet sociale Gjekmarkaj  tha se egoja e Bashës pas shanseve të medha, viteve të gjata mbetet një rast sui generis për studim antropologjik”.

Postimi i plotë: 

Në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli për hapje të shoqatës së tij u shpall i përjetshëm, i përgjithshëm dhe mori për vete një mori postesh imagjinare….

Enver Hoxha i pat mbajtur për disa vjet postet kryesore të shtetit dhe të Partisë. Sekretar i Parë, Kryeministër, Ministër i jashtëm dhe i mbrojtjës. Pas vitit 1952 edhe ai hoqi dorë e mbajti vetëm atë të Sekretarit të parë. Në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli për hapjë të shoqatës së tij u shpall i përjetshem , i përgjithshem dhe mori për vete një mori postesh imagjinare.

Pastaj fap e fap përjashtoi po në menyrë imagjinare ata që nuk i ka. I paaftë që të turperohet pas 18 vitesh në politike foli për politikë të re kundër së vjetrës. Kërkoi ndjesë. Kujt !? Kush do t’ja dijë për ndjesën e tij ! Foli për emerime të gabuara që paskësh bërë . Ai na doli shakaja më e madhe dhe emërimi më fatkeq i Sali Berishës. E zgjodhi të ngratin, duke prishur garën dhe injoruar kontributet në PD për veset jo për virtytet me konceptin e kontrollit total mbi të e të partisë pronë.

Pa asnjë betejë publike i kapur nga veshi në emigracion erdhi në krye. Ja futi si kurrkush, si skuth që pret çastin i pazoti për të bërë betejën e ndarjes me kulturën politike, i etur për të përfituar prej sajë gjithçka, pa patur kurrë një projekt. Flet për njerzit , për demokratët pasi ju pegëren investimin, mundin per karrigen dhe pasuritë e tyre . Pa u skuqur pa u zverdhur me lekurën si shollë këpucet i rrejtën për hallet e tyre orë e çast.

PD duhet të bashkohet, që të filloje rritjen, të debojë mentalitetin punist të liderve dhe ushtarve të përjetshëm. Ajo ka nevojë për garë dhe institucione të verteta të cilat i japin asaj lidership fitues përndryshe do ti mbetet vetëm e kaluara si kujtim dhe copat aktuale si fosile në xhepat e rrënuesve të panginjur e të pa cipë. Egoja e tij pas shanseve të medha , viteve të gjata mbetet një rast sui generis për studim antropologjik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.