E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sarandë 35-vjeçarja  humbi jetën në aksident dhe u plagos i shoqi
Uncategorized

Sarandë 35-vjeçarja humbi jetën në aksident dhe u plagos i shoqi

Policia e Shtetit ka dhënë një informacion paraprak mbi aksidentin që ka ndodhru mëngjesin e sotën në aksin rrugor Krane – Qafë Botë, ku humbi jetën Adriana Nikolli, 35 vjeçe, nënë e tre fëmijëve si dhe u plagosën bashkëshorti i saj, Gëzim Prendi dhe një udhëtar tjetër, Emanuel Gera. Sioas raportimeve, nëna e tre fëmijëve kishte festuar dasmën e të vëllait një natë më parë dhe sot së bashku me të shoqin do të ktheheshin në Greqi, aty ku banonte dhe punonte.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

Rreth orës, 5:50, të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit, automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin G. P., 43 vjeç, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja A. P., 35 vjeçe, bashkëshortja e 43-vjeçarit, banuese në Konispol si dhe ka pësuar dëmtime pasagjeri tjetër në këtë automjet, shtetasi E. G., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për  sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.