E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Silvinjo ‘pas  fitores: Kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm
Lajme

Silvinjo ‘pas fitores: Kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, u shfaq tepër i lumtur, për triumfin 3-0 që Shqipëria arriti në shtëpi ndaj Çekisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “TV KLAN”, braziliani deklaroi:  

“Ndeshje me shumë vuajtje sigurisht. Së pari dua të falenderoj tifozët që kanë ardhur. Shumë e bukur të shikosh 23 mijë tifozë që të mbështesin. Për sa i përket garës ishte shumë e fortë dhe fizike. Unë mendoj që kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer.

Ne punojmë për të fituar, gjithsesi ata janë një skuadër shumë e fortë, edhe pse fituam me 3 gola. Në qoftë se do të ishim 11 kundër 11 do të ishte shumë e vështirë. Ky është një grup që bëhet i fortë çdo ditë e më shumë. Janë karakteristikat e lojtarëve, Uzuni, Seferi, Muçi, Bajrami, janë lojtarë që e kërkojnë shumë sulmin. Kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm por nuk ka mbaruar asgjë. Garë perfekte, por nuk ka mbaruar.

Marrëdhënia me lojtarët dallohet edhe me sy. Ishte shumë e bukur të shikoje shpirtin e garës. Ishte diçka fantastike.

Ju falenderoj shumë për besimin. Unë iu them gjithmonë lojtarëve që nuk jemi 11, por jemi 23.

Ne po ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme. Mungon akoma shumë rrugë, por deri tani kemi bërë gjëra shumë të rëndësishme. Jam i kënaqur me gjithçka.

Asani, Bajrami, Seferi, Uzuni, janë lojtarë që marrin qendrën dhe godasin portën. Kemi edhe shumë lojtarë të tjerë shumë të mirë që gjuajnë nga distanca, si Laçi, etj.

Duhet të presim sepse kemi edhe dy ndeshje të tjera. Të shikojmë dhe sa pikë do marrim”, u shpreh Silvinjo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.