E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zëdhënësja e PD-së akuza ish-kryeministrit: Lëvizjet e tua tregojnë frikën që ke nga SPAK! Berisha dhe Rama janë bashkë
Lajme

Zëdhënësja e PD-së akuza ish-kryeministrit: Lëvizjet e tua tregojnë frikën që ke nga SPAK! Berisha dhe Rama janë bashkë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, ka hedhur akuza se shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i qeverisë Edi Rama janë ortakë dhe së bashku po sulmojnë kreun e PD-së, Luzim Basha.

WhatsApp Image 2023-10-20 at 09.44.11 (1)

Në një deklaratë për mediat, Karabina tha se Berisha “ditën sulmon dhe natën merr leje ndërtimi”dhe sipas saj lëvizjet e ish-kryeminstrit tregojnë frikën nga SPAK.

Reagimi:

Sali Berisha dhe ortaku i tij në Aleancën e kullave, Edi Rama, paskan vazhduar avazin e sulmeve ndaj PD dhe kryetarit të saj.

Sali, kullën e ke në SPAK, po hetohet pastrimi i parave në të. Lulzim Basha dhe PD e dërguan në SPAK sepse Lulzim Basha nuk është si ti që ditën sulmon e natën merr leje ndërtimi.

Se sa i zhytur je, ta thanë britanikët dhe amerikanët, ata që të vunë vulën e non gratës.

Levizjet e tua thjesht tregojnë frikën tënde, atë frikën që ti e di mirë se kush ta shkakton ty dhe ortakut tënd Edi Rama, që bëni sikur ziheni për sy e faqe, por në fund mbroni njëri-tjetrin që të mbani dhe ndani pushtetin dhe pasuritë e vëna përmes pushtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.