E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luigi Soreca i dorëzon kryetares së Kuvendit progres-raportin e KE: Vështirësi janë të janë të kapërcyeshme
Lajme

Luigi Soreca i dorëzon kryetares së Kuvendit progres-raportin e KE: Vështirësi janë të janë të kapërcyeshme

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i ka dorëzuar ditën e sotme Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla raport-progresin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2023.

Gjatë takimit me kryeparlamentaren, Sorecia u shpreh se ky është një shumë i mirë, për arritjet dhe sfidat.

“Të gjithë duhet të jemi krenarë për punën e dymbëdhjetë muajve të fundit dhe që Shqipëria i përmbushi me sukses detyrat e procesit screening. Ka vërtetë probleme e vështirësi, por ato janë të kapërcyeshme. Të gjithë duhet të punojmë që ky momentum të mos humbasë dhe integrimi evropian të mbahet në krye të agjendës kombëtare. Integrimi është përmbi interesat politike e partiake dhe mbështetja popullore, më e madhe se në çdo vend të rajonit, është një frymëzim dhe një detyrim për të gjithë. Avancimi i reformave, sidomos reformës në drejtësi, po jep rezultate të dukshme dhe po kontribuon në rritjen e shpëjtësisë së integrimit evropian”, tha ai.

Ndërsa kryeparlamentarja Nikolla tha se Kuvendi dhe institucionet e Shqipërisë do të analizojnë me kujdes të gjitha shqetësimet dhe rekomandimet e Raportit. Ndërsa u shpreh se do të fillohet menjëherë nga puna për hartimin e Planit të Veprimit.

“Kuvendi dhe institucionet e Shqipërisë do të analizojnë me kujdes të gjitha shqetësimet dhe rekomandimet e Raportit. Kuvendin, Komisionin për Çështjet Evropiane dhe Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian i pret një punë e madhe dhe detyra konkrete.

Do të fillojmë menjëherë nga puna për hartimin e Planit të Veprimit, me masa e detyra konkrete, me afate të përcaktuara, për të adresuar rekomandimet. Do të monitorojmë me kujdes zbatimin e rekomandimeve të Raportit, në seanca dëgjimore me institucionet dhe shoqërinë civile. Kuvendi do të vijojë të monitorojë Qeverinë dhe institucionet e pavarura në adresimin e rekomandimeve të Raportit”, tha ajo

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.