E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në Kamëz/  70-vjeçari mori armën pas debatit, ishin në sherr prej 3 vitesh për kanalin
Lajme

Vrasja në Kamëz/ 70-vjeçari mori armën pas debatit, ishin në sherr prej 3 vitesh për kanalin

Në foto viktima Shefqet Hasa
Në foto viktima Shefqet Hasa

70-vjeçari Maliq Marku është konfliktuar fillimisht me dy fqinjët e tij verbalisht dhe më pas ka shkuar në banesë ku ka marrë armën pistoletë TT.

Sakaq, shefi i Komisariatit të Policisë në Kamëz është shprehur për mediat se Marku u arrestua në banesën e tij dhe arma e krimit mbahej nga ai pa leje.

Shkak për konfliktin u raportua se ka qenë një kanal i ujërave të zeza që kalonte pranë banesave të tre personave të përfshirë në rast.

Po ashtu mësohet se konflikti mes tyre daton rreth 3 vite më parë dhe se policia ka pasur dijeni për zënkat e mëparshme mes fqinjve.

“Kemi marrë njoftimin për ngjarjen kriminale dhe menjëherë kemi arrestuar autorin e ngjarjes, Maliq Marku, 70-vjeç. Autori i vrasjes u arrestua në banesën e tij. Rezulton se një person është vrarë dhe tjetri ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Konflikti raportohet se ka qenë për motive të dobëta.
Arma tip kallashnikov ishte pa leje dhe u kap në banesë. Bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza që ndodhet pranë banesave të personave të përfshirë në konflikt”, u shpreh shefi i Komisariatit të Kamzës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.