E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
” Berberi” i ARRSH qeth 160 MLN për t’i hedhur një sy tunelit të Krrabës
Lajme

” Berberi” i ARRSH qeth 160 MLN për t’i hedhur një sy tunelit të Krrabës

Evis Berberi që di  të qethë mirë  buxhetin e shtetit fillon nga puna duke bërë atë që di të bëjë më mirë, shpërdorimin  parave të taksapaguesve. Në tenderin më të fundit do të shikoni se ka shpallur fituese kompaninë që ka dhënë ofertën më të lartë.

Tenderi ka si objekt “Supervizion Mirëmbajtje Tuneli i Krrabës (2023-2027)” dhe mban numrin e referncës REF-69718-05-18-2023. Nuk bëhët fjalë për të rregulluar apo mirëmbajtur fizikisht ndonjë copë të Tunelit të Krrabës, aspak.

Në të vërtetë bëhet fjalë për shërbim konsulence. Pra sa për të hedhur “një sy” nëse mirëmbajtja e tunelit të Krrabës po bëhët apo jo. Për këtë shërbim u dashkan harxhuar 160 milionë. Ky tender në fakt duket si një dhuratë e servirur në pjatë të artë para SPAK megjithatë nuk dihet se sa zotërinjtë e këtij institucioni do të veprojnë.

Tenderi në fjalë ka si fond limit shifrën 13,000,468 lekë të reja pa TVSH ose gati 160 milionë lekë të vjetra me TVSH. Në fazën finale të procedurës, janë kualifikuar vetëm dy operatorë çka përbën shkelje të rëndë të konkurrencës.

Por sikur të mos mjaftonte kjo,  “Berberi” ka shpallur fituese firmën me ofertn më të lartë. Bëhet fjalë për kompaninë C.E.C GROUP në pronësi të Vangjush dhe Anduen Mbriçe, oferta e së cilës është 12,988,800 lekë të reja pa TVSH ose gati 160 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kuadrin e këtij tendri abuziv, e plotëson së fundmi fakti që vlera fituese është sa 99.9% e fondit limit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.