E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Rrëzohet avioni rus që mbante të burgosur ukrainas
Lajme

VIDEO/ Rrëzohet avioni rus që mbante të burgosur ukrainas

Një avion rus, i cili kishte në bord 63 të burgosur ukrainas, është rrëzuar në  Belgorod, qyteti rus në kufi me Ukrainën.

Ishin banorët e zonës, të cilët kanë filmuar momentin e rrëzimit të avionit.

Në njoftimin zyrtar të ministrisë ruse, sipas RIA, thuhet se “rreth orës 11 të mëngjesit me orën e Moskës, një avion Il-76 u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar në rajonin e Belgorodit. Avioni mbante 65 të burgosur ushtarakë ukrainas, gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe tre shoqërues”.

Avioni që u rrëzua është Ilyushin Il-76, i cili për një arsye të panjohur humbi lartësinë dhe u rrëzua duke bërë që avioni 72 tonësh të shndërrohej në një top zjarri.

Rajoni Belgorod pranë kufirit me Ukrainën ka parë disa incidente të sulmit me raketa nga ushtria ukrainase në muajt e fundit, me sulmin e fundit me raketa që vrau 25 njerëz

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.