E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bulqizë, plagoset minatori  në galeri dhe niset me urgjencë drejt Traumës
Lajme

Bulqizë, plagoset minatori në galeri dhe niset me urgjencë drejt Traumës

Një minator ka mbetur i plagosur në minierën e Bulqizës pas shembjes së një masivi gurësh.

Minatori Bilal Sula, me detyrë armator, ka qenë në frontin e punës kur ka rënë masivi i gurëve.

53-vjeçari fillimisht është dërguar në spitalin e Bulqizës dhe më pas është transportuar për mjekim më të specializuar drejt Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (10 shkurt) në galeritë e Albchrome që tashmë menaxhohet nga turqit e grupit “Yildirim” prej disa vitesh.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa pritet që specialistët e AKSEM të bëjnë vlerësimin e rastit dhe kontrollin e kushteve të punës në galeritë e nëntokës ku ndodhi aksidenti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.