E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Abakarov  siguron finalen e Kampionatit Europian të Mundjes
Lajme

Abakarov siguron finalen e Kampionatit Europian të Mundjes

Zelimkhan Abakarov vazhdon të përfaqësojë mëse denjësisht ngjyrat e flamurit shqiptare, teksa sot ka siguruar një tjetër finale të rëndësishme ndërkombëtare. Mundësi ka arritur në finalen e Kampionatit Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë, duke fituar radhazi tre ndeshjet e tij që i siguruan minimalisht medaljen e argjendtë.

61kg FS - Zelimkhan Abakarov (ALB)

Duke garuar në stilin e lirë në peshën 61 kg, Abakarov mundi në ndeshjen e parë moldavin Mezhlum Mezhlumyan me rezultatin e pastër 9-0. Ndeshja e dytë, ndaj gjeorgjianit Shota Phartenadze ishte më e luftuar, teksa u mbyll me shifrat 7-5 për mundësin kuqezi.

abakarov

Ky i fundit, ka treguar dominimin e tij absolut në ndeshjen e tretë, atë që i siguroi finalen, duke mundur me rezultatin 10-0 gjermanin Niklas Stechele. Kështu, ai do të garojë nesër për medaljen e artë në finalen e këtij aktiviteti, ku është konfirmuar si një ndër më të mirët në kontinent.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.