VIDEO/ Mbahet funerali i Navalny në Moskë
VIDEO
Ceremonia e varrimit dhe lamtumirës së Alexei Navalny po mbahet në Moskë.
“Ai nuk kishte frikë, as ne nuk kemi!”/ U trajtua si hero, përcillet për të banesën e fundit Alexei Navalny, kundërshtari më i madh i Putinit
Ceremonia po zhvillohet në një kishë në distriktin juglindor Maryino më pas pas do të bëhet funerali në varrezat e Borisov.
Nën forca të shtuara të sigurisë, arkivoli ka mbërritur në varrezat e Moskës, ku do të bëhet edhe varrosja e tij pas pak.
Ndërkohë që kambanat e kishës binin, qytetarët e mbledhur për t’i dhënë Navalnys lamtumirën e fundit, brohorisnin: Ai nuk kishte frikë, as ne nuk kemi”, “Faleminderit Alexei!”.
Teksa hidhnin lule në rrugë ata brohorisnin: “Nuk do të të harrojmë”, ndërkohë që duartrokisnin gjithë kohës.
Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny, ka vdekur në burg në Siberi, u tha në një deklaratë të lëshuar nga një departament lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve.
Kundërshtari kryesor i presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra penale që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht.
Perëndimi dhe mbështetësit e Navalny, duke përfshirë bashkëshorten Yulia kanë akuzuar presidentin rus për vdekjen e Navalny. Shumë liderë perëndimorë kanë thënë tashmë se e konsiderojnë presidentin rus Vladimir Putin përgjegjës për vdekjen e tij.
Kremlini ka mohuar përfshirjen dhe tha se pretendimet perëndimore ishin të papranueshme. Aleatët e Navalny u përballën me një betejë me autoritetet ruse për marrë trupin e tij mes akuzave se ai ishte helmuar.
Ata gjithashtu thanë se po përpiqeshin të gjenin një vend për funeralin e tij, me Kremlinin të shqetësuar se çdo tubim publik mund të çonte në protesta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



