E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK  çon në gjykatë dosjen me aferën e koncesionit të sterilizimit, Ilir Beqja njihet të hënën me akuzën
Lajme

SPAK çon në gjykatë dosjen me aferën e koncesionit të sterilizimit, Ilir Beqja njihet të hënën me akuzën

SPAK përfundon hetimet për koncesionin e sterilizimit. Prokuroria e Posaçme po u komunikon akuzat 8 të pandehurve që akuzohen për abuzime me këtë koncesion.

8 të pandehurit janë: Saimir Kadiu, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri, Petro Mersini, Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj.

Raportohet se ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt do i komunikohet akuza të hënën.

Pas kallëzimit të bërë nga “Nisma Thurje” në dhjetor të vitit 2019, Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza ndaj 8 personave, si të përfshirë për veprat penale “falsifikim i dokumenteve”, “mashtrim” dhe “shpërdorim detyre”.

Pas hetimeve gjykata ka dhënë masat “arrest me burg” për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Ky i fundit akuzohet për mashtrim.

Ndërsa, Rjepaj akuzohet për “mashtrim”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “shpërdorim detyre”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.