E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja çfarë shifre marramendëse shpenzon modelja e njohur, për dhomen e bebes së saj
Uncategorized

Ja çfarë shifre marramendëse shpenzon modelja e njohur, për dhomen e bebes së saj

Modelja Miranda Kerr ka shpenzuar një shumë vërtet të lartë vetëm për të dekoruar dhe rregulluar dhomën e foshnjes së saj, që nuk ka ardhur akoma në jetë.

Një burim ka thënë për prestigjiozen amerikane “TMZ”, se modelja dhe bashkëshorti i saj, shefi ekzekutiv i Snapchat, Evan Spiegel kanë shpenzuar tashmë 250,000 dollarë për dhomën e foshnjës që do vijë në jetë, për të cilën janë shumë të entuziazmuar.Dhoma e foshnjes ka edhe një shtrat të bërë enkas dhe një dhomë gjigante për garderobë të mbushur me rroba të markave të njohura si Dior, Ralph Lauren dhe Stella Mçartney.

Modelja ka konfirmuar se ajo dhe bashkëshorti i saj po presin një fëmijë duke mos treguar gjininë, ndonëse mediat kanë raportuar se Kerr do të bëhet me vajzë.

Miranda ka një djalë 6 vjeçar, Flynn, me ish-bashkëshortin, Orlando Bloom ndërsa për Spiegel kjo do të jetë hera e parë që bëhet baba.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.