E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Kikia:   Të hetohet edhe Prokuroria e Vlorës që nuk hetoi denoncimin e qytetarit
Lajme

Gazetari Kikia: Të hetohet edhe Prokuroria e Vlorës që nuk hetoi denoncimin e qytetarit

Duke komentuar rastin e arrestimit të kryebashkiakut në detyrës së Himarës, Jorgo Goro, gazetari Mentor Kikia i ftuar në “Open”, tha se në lidhje me falsifikimin e pronave duhet të hetuesit edhe prokuroria e Vlorës që nuk bëri asnjë hetim pas denoncimit të qytetarit për rastin e investimit strategjik të ish-deputetit Artan Gaçi.

“Të gjithë maskaradën dhe metodologjinë e falsifikimit të pronave që kanë shkatërruar pronarët e vërtetë, por mbi të gjitha kanë shkatërruar edhe perspektivën e zhvillimit ekonomik. Qeveria nëpërmjet ligjit për investitorin strategjik bën garantin për investitorët. Çfarë ndodh me qytetarët. Kur ai iu drejtua Prokurorisë së Vlorës, nuk ndodhi asgjë. Kur drejtësisë iu drejtua një person që është në qendër të vëmendjes si Beleri, drejtësia vihet në lëvizje dhe ja ku jemi. U vu në lëvizje se është SPAK-u. Për mua duhet të hetohet edhe ai prokurori në Vlorë që nuk e konsideroi denoncimin. Të gjithë duhet të shkojnë në SPAK për të denoncuar”, tha Kikia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.