E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Taulant Balla i përgjigjet deklaratave të kreut të PD-së greke: S’i kemi komentuar vendimet! Drejtësia re kërkon mbështetje!
Lajme

Taulant Balla i përgjigjet deklaratave të kreut të PD-së greke: S’i kemi komentuar vendimet! Drejtësia re kërkon mbështetje!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka komentuar deklaratën e kreut të PD-së në Greqi, Andreas Loverdhos, i cili pasi takoi kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në burg, u shpreh se “Shqipëria s’ka më shanse në BE”

Ministri Balla u shpreh se është keqardhje e madhe që po politizohet një proces gjyqësor.

Taulant Balla theksoi se nuk i komentohen vendimet e gjykatës dhe se drejtësia e re kërkon mbështetje.

“Është një keqardhje e madhe politizimi deri në këtë nivel i procesit gjyqësor dhe ju e dini fare mirë që ne nuk i komentojmë asnjëherë vendimet e gjyqësorit.

Nuk e kemi bërë këtë as për raste të koegëve të mi, grupit parlamentar apo përfaqësuesve të PS, pasi ajo që duhet të kemi në vëmendjen është që  drejtësia e re kërkon mbështetje dhe duhet t’ua ofrojmë gjithmonë”, u shpreh ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.